NASA ka anuluar zyrtarisht nisjen drejt hënës të Artemis 1, për shkak të një problemi me një nga katër motorët në skenën kryesore të raketës.
“Motori nuk mori temperaturën e saktësisë së lartë që ata kërkonin”, tha komunikuesi i kontrollit të nisjes Derrol Nail për përpjekjet e inxhinierëve për të kushtëzuar motorin për lëshim.
Lexo edhe: Ishte gati për t’u nisur drejt Hënës, raketa e re e NASA-s shfaq probleme teknike
Përpjekja tjetër ka të ngjarë të jetë më 2 shtator.
Raketa, më e fuqishmja e bërë ndonjëherë nga NASA, pritej të nsiej sot drejt Hëns dhe do të shënonte herën e parë në 50 vjet që njeriu do të shkelte në sipërfaqen hënore.
Kjo do të shënonte herën e parë që një grua dhe një person me ngjyrë do të shkonin në Hënë. /abcnews.al