Elon Musk ka shtyrë lëshimin e raketës Falcon Heavy, e cila supozohej të vinte në orbitë satelitin më të rëndë të komunikimit në botë, Jupiter 3.
Anulimi i nisjes së SpaceX ndodhi vetëm një minutë para se të përfundonte numërimi mbrapsht të mbrëmjen e së mërkurës.
Përmes një postimi në Twitter thuhet se nisja është shtyrë me 24 orë dhe pritet që nisja e saj të bëhet mbrëmjen e kësaj të enjtje.
“Po anulojmë nisjen e sotme të Falcon Heavy si pjesë e misionit Jupiter 3 për faktin se janë plotësuar kriteret për përçarje”, thuhet në mesazh.
Arsyet e shtyrjes së nisjes nuk janë specifikuar.
Kompania po përgatitet për një përpjekje rifillimi të enjten, ndërsa sateliti është në gjendje të mirë.
Sipas operatorit amerikan të projektit, Hughes Netëork Systems, Jupiter 3 është sateliti më i madh i telekomunikacionit i ndërtuar ndonjëherë. Konkretisht, ai peshon të paktën 10.1 ton.