Anulohet goli, shpërthejnë tifozët: Ishte i rregullt!

schedule17:19 - 2 Nëntor, 2019

schedule 17:19 - 2 Nëntor, 2019

Liverpool arriti të shënonte duke e barazuar sfidën në 1-1 kundër Aston Villa-s, por goli u anulua për shkak të pocizionit jashtë loje të autorit të golit, sulmuesit Roberto Firmino. Si çdo ndeshje në Premier League goli u rishikua në VAR, ku dhe u anulua nga ana e gjyqtarit Martin Atkinson.

Normalisht tifozët e Liverpool nuk janë dakord me vendimin. Ata kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale duke e akuzuar si të padrejtë vendimin e marë nga ana e anglezit.

Janë të shumta komentet ironizuese ndaj Atkinson. Dikush shkruan: “Roberto Firmino jashtë loje. Faleminderit Martin Atkisnon!”. Një tjetër shkruan në “Twitter”: “Çfarë skandali! E pamë të gjithë që Firmino u mbante në lojë nga këmba e mbrojtësit.” Ndeshja në “Villa Park” vazhdon ende të jetë 1-0 në avantazhin e vendasve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!