Anulohen gjobat/ Drejtori i riskut në AKU: Ja masat administrative që marrin tregtuesit ushqimorë në fshat dhe qytet

schedule20:46 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 20:46 - 13 Dhjetor, 2024

Drejtori i riskut në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Martin Jorgaqi thotë se që masat administrative ky institucion i merr për shkelje të dispozitave ligjore.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Jorgaqi u shpreh se tregtuesit në fshat, marrin gjoba për arsye të ndryshme nga tregtuesit ushqimorë në qytet.

“Masat administrative që marrim ne si institucion, i marrim për shkelje të dispozitave ligjore. Janë shkelje që nuk mund të shkojnë pa u ndëshkuar. Pjesa më e mirë e operatorëve të biznesit ushqimor, janë në pjesën rurale ku kërkojnë hapësirë më të madhe për ushtrimin e aktivitetit. Pjesa tjetër, tregtimi është në zonat e banuara. Shkeljet janë të natyrave të ndryshme. Ligji i ushqimit ka hyrë në fuqi që në vitin 2008, ka pësuar ndryshime gjatë rrugës. Pjesa tjetër është tipologjia e problematikave. Jo domosdoshmërisht gjobitet një ushtrues aktiviteti në zonën e qytetit dhe një në zonën rurale për të njëjtën gjë. Në pjesën e tregtimit, në pjesën e qytetit marrin masa administrative më shumë për pjesën e tregtimit, kushtet higjeno sanitare. Pjesa tjetër ushtrojnë aktivitete në zonat rurale, janë fabrikat e prodhim përpunimit, kanë përqasje tjetër kundrejt sigurisë ushqimore. Duke filluar nga lënda e parë, kushtet e ruajtjes, temperaturat, magazinimit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!