Aeroporti i Vienës ka pezulluar përkohësisht punimet si pasojë e reshjeve të dendura të borës që përfshinë Austrinë gjatë natës, duke shkaktuar anulimin e të paktën 150 fluturimeve dhe vonesa të shumta.
Sipas të dhënave zyrtare të aeroportit, disa fluturime nuk do të jenë të mundshme deri rreth mesditës. Edhe pas rifillimit gradual të operimeve, autoritetet paralajmërojnë për vonesa gjatë gjithë ditës.
Gjatë natës kanë rënë rreth 20 centimetra borë, ndërsa është punuar pa ndërprerje që nga mbrëmja e së enjtes, duke larguar rreth 1 mijë kamionë me afro 15 mijë tonë borë nga pistat dhe hapësirat përreth aeroportit.
Probleme serioze janë regjistruar edhe në trafikun rrugor. Një rrugë e rëndësishme në periferi të Vienna u mbyll përkohësisht, ndërsa shumë akse në zonat malore u bënë të pakalueshme.
Në qytetin e Styrias, rreth 30 mijë familje mbetën pa energji elektrike. Po ashtu janë raportuar shumë aksidente rrugore dhe pemë të rrëzuara që kanë bllokuar qarkullimin.
Reshjet e borës pritet të ndalen gjatë ditës, ndërsa temperaturat parashikohen të rriten ndjeshëm nga java e ardhshme.


