Anulohen disa gara të Lojërave Olimpike, tajfuni Nepartak “zbarkon” nesër në Tokyo

schedule11:37 - 26 Korrik, 2021

schedule 11:37 - 26 Korrik, 2021

Stuhia tropikale Nepartak, e cila ka shkaktuar përmbytje në disa provinca në Kinë, po afrohet me shpejtësi drejt Tokios, ku po zhvillohen Lojërat Olimpike. Mbërritja e reshjeve të para të shiut në kryeqytetin japonez pritet mbrëmjen e sotme, ndërsa piku i stuhisë do jetë dita e nesërme.

 

Epiqendra e stuhisë është ende në Oqeanin Paqësor, teksa Japonia është zgjuar me qiell të vranët dhe lagështirë të lartë sot. Organizatorët e Lojërave, duke parë situatën e tillë atmosferike, janë detyruar të bëjnë ndryshime në lidhje me garat.

 

Sporte si kanotazhi dhe harku pritet të mos zhvillohen ditën e nesërme për shkak se ata zhvillohen në ambient të hapur dhe në të tilla kushte do ishte e pamundur. Përveç reshjeve të mëdha të shiut, priten edhe erëra me shpejtësi deri në 108 km/orë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!