Anulimi i vizitës së Lavrov, Kroacia ka një mesazh për Serbinë: S’është koha për tu ulur në 2 karrige

schedule14:17 - 6 Qershor, 2022

schedule 14:17 - 6 Qershor, 2022

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç deklaroi sot se Serbia duhet të jetë e kujdesshme se kë do të zgjedhë nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Nuk është koha për t’u ulur në dy karrige,” u tha Plenkoviç gazetarëve në Zagreb.

Lexo edhe: Zyrtari rus kërcënon Ballkanin me sulm bërthamor: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ta

Ai iu përgjigj pyetjes për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, për shkak se Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë.

“Kjo nuk ka të bëjë me ne, është një çështje midis Rusisë dhe Serbisë. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme se kë do të zgjedhë dhe do të mbajë, nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në BE”, theksoi kryeministri kroat./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!