Vendimi i Trump për të anuluar takimin me Putin duket se e ka kapur të papërgatitur Kremlinin. Zëdhënësi Dimitri Peskov ka deklaruar se, Moska nuk ka asnjë informacion zyrtar për vendimin e Trump.
“Por nëse është i vërtetë, atëherë presidenti Putin do të ketë në dispozicion disa orë më shumë për takime më të dobishme gjatë G20-s”, ka thënë Peskov./abcnews.al