Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka rezultuar pozitiv me Covid-19, njoftoi sot Departamenti i Shtetit në SHBA.
Përfaqësuesit e Blinken sqaruan për mediet se shefi i diplomacisë amerikane nuk ka ardhur në kontakt me presidentin amerikan Joe Biden ditët e fundit, duke nënkuptuar se shëndeti i Biden nuk është vënë në rrezik.
Blinken do të qëndrojë në karantinë dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia, tha zëdhënësi i tij, Ned Price.
Për fat të mirë Blinken po e kalon Covidin me simptoma të lehta./abcnews.al/