António Guterres: Talebanët kanë nevojë për ndihmën humanitare të OKB-së

schedule23:21 - 7 Shtator, 2021

schedule 23:21 - 7 Shtator, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së António Guterres u shpreh se ndihma humanitare mund të jetë një “pikë hyrëse” për t’u marrë me talebanët në Afganistan pas largimit të SHBA.

Duke folur në “BBC” Guterres u bëri thirrje talebanëve të sigurojnë kushtet që ata të bëjnë punën e tyre, ndërsa pranoi se situata mbetet “kryesisht e paparashikueshme”.

Talebanët njoftuan sot qeverinë e përkohshme në Afganistan, që do të drejtohet nga një prej themeluesve të tyre dhe një militant i kërkuar nga FBI që do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm.

Mullah Mohammad Hassan Akhund është emëruar si kryeministër i përkohshëm i Afganistanit. Ai shërbeu si guvernator i provincës Kandahar gjatë sundimit të mëparshëm të talebanëve në vitet 1990.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Akhund ishte një ndihmës i ngushtë i bashkëthemeluesit të talebanëve Mullah Omar. Një burim taleban i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se Akhund është shumë i respektuar brenda lëvizjes./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!