Antonio Conte nuk qëndron tek Interi, në raste se do të ketë ulje pagash dhe shitjes yjesh. Tifozët janë çuar në protesta, duke dalë kundër drejtuesve të klubit.
Me Conten në valixhe në duar, në vendin fqinj kanë nisur edhe zërat e parë për trajnerin e ri të kampionëve të rinj të Italisë.
Tuttomercatoweb dhe Sempre Inter raportojnë se klubi nga Milano ka kontaktuar trajneri Simone Inzaghi, një emër i vlerësuar në Itali për punën e bërë në krye të Lazios.
Edhe Max Allegri ka qenë në radarët e Interit, por ish-trajneri i Juventusit ka gjithashtu kërkesa të larta financiare. Inzaghi duket më i favorizuar me planin e ri të zikaltërve.
Pretendimet e tij në aspektin financiar nuk janë aq të larta, ndërkohë që edhe në aspektin teknik e taktik përshtatet, pasi te Lazio aplikonte gjithashtu modulin 3-5-2. /abcnews.al