Antonio Conte mbetet në krye të Interit. Takimi i trajnerit me presidentin e zikaltërve, Steven Zhang, është mbyllur me sukses. Palët kanë sheshuar problemet mes tyre dhe tani Conte pret lëvizje në merkato.
“Takimi i sotëm mes Klubit dhe Antonio Conte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë së përbashkët. Me të u vënë themelet për të vazhduar projektin së bashku”, njofton klubi i Interit.
Zikaltrit e mbyllën kampionatin në vendin e dytë, ndërkohë që shkuan deri në finale të Europa League, ku u mposht nga Sevilla. / abcnews.al