Anton Martini për herë të dytë në seancën dëgjimore të vettingut

schedule12:11 - 27 Janar, 2020

schedule 12:11 - 27 Janar, 2020

Nisi seanca dëgjimore për  prokurorin Anton Martini. Prokurori përballet për herë të dytë në seancë dëgjimore me vettingun.

Martini u përball me seancën dëgjimore në dhjetor të vitit të kaluar, por KPK shtyu vendimin për Prokurorin.

Në seancën e sotme Martini ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë duke u shprehur para trupës gjykuese: “ndërtova raporte bashkëpunimi, u bëra pjesë e grupeve të hetimit kur rastet ishin të rrezikshme, që kishin të bënin me vrasje, shpërthime me lëndë plasëse, kam hetuar gjithashtu edhe fajdet”.

Prokurori Martini është renditur i dyti në listen e KLP si prokurori më i mirë për të qenë në SPAK i vlerësuar për aftesitë profesionale.

Kujtojmë se Anton Martini është prokurori i dosjeve të forta, si banda e Durrësit, banda e Lushnjes dhe së fundmi atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!