Anton Cena në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për pasionin e ti për sportin. Cena xhudisti 60-vjeçar ka mahnitur me përkushtimin e tij, talentin dhe rezultatet e mira.
Veterani i xhudos ka qenë edhe një herë superior duke e bërë krenare Policinë e Kosovës.
Gjatë intervistës, ai tregoi se rimori pjesë në Spanjë në lojëra europiane për policë, doganierë, korrektues dhe zjarrfikës
“Kam arritur të jem përfaqësues i Kosovës dhe Shqipërisë me rezultate superiore”, ka thënë mes të tjerash ai.
Tashmë shihet jo vetëm si kampion por edhe si shtysë edhe vullnet për policët e Kosovës.
“U ndjeva tejet krenar që shtetit tim sërish ia solla edhe një fitore me rezultate të lakmueshme nga të gjithë”, tha ai.
/abcnews.al/