“Anti-KÇK” jo vetëm për “peshqit e mëdhenj””, Lleshaj-Murrizit: Ulen vrasjet në Shqipëri, jemi në nivele të krahasueshme me vendet e BE

schedule11:56 - 5 Mars, 2020

schedule 11:56 - 5 Mars, 2020

Ministri Sandër Lleshaj i ka kthyer përgjigje Myslim Murizit në lidhje me rolin që do të ketë paketa AntiKÇK. Deputeti Mylsim Murrizi tha se nuk është i bindur për të votuar në Kuvend aktin normativ Anti – KÇK, pasi e quan propagandë të qeverisë, duke theksuar se është kundër që takimet mes prokurorit të Përgjithshëm, prokurorit të SPAK, SHISH e institucioneve të rëndësishme t’i drejtojë ministri i Brendshëm.

Lleshaj i ka thënë Murrizit se AntiKÇK është një sistem i tërë drejtësie  që do të hetojë të gjithë personat e përfshirë në korrupsion jo vetëm peshqit e mëdhenj që i cilësojnë ato. Ndër të tjera në lidhje me takimet që ai realizon me disa nga titullarët e lartë të organeve të drejtësisë është shprehur se ato duhet të shqetësoheshin nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhte jo kur ndodh.

Lleshaj theksoi se askush nuk është i varur, dhe se të varura ai ka vetëm rrobat e trupit.

“Jo të gjithë gjallesat e detit janë peshq madje gjallesat e mëdha janë gjitarë. Ky ligj nuk gjykon vetëm “peshq”, por korrupsionin e jakave të bardha, është ngritur një sistem i tër drejtësie është bërë një prokurori speciale, një Gjykatë Speciale , një polici Speciale dhe që do të merret me korrupsionin e jakave të bardha.  Nuk është rasti për të folur për portokalle sepse sot po flasim për një çështje tjetër. Një çështje tjetër është se si mundet që të që ministri i Brendshëm të takohet me titullarët e mëdhenj, ju duket herezi, por duhet të ishte herezi nëse nuk do të takoheshin me këto titullarë që kanë mision të organizojnë drejtësinë e këtij vedi. Askush nuk është i varur unë të varura kam vetëm gjërat që kam në trup”, tha Lleshaj.

Gjithashtu ministri Lleshaj ka theksuar se në Shqipëri është ulur numri i vrasjeve. Sipas tij Shqipëria ka tregues pozitivë dhe në nivele të krahasueshme me vendet e BE, madje disa vende të BE kanë numrin e vrasjeve 2-fish apo 3- fish më të lartë se vendi ynë.

“Vrasje nuk ka përditë në Shqipëri dhe jemi në nivelet minimale për numrin e vrasjeve dhe jemi në nivelet e krahasueshme të vrasjeve për 100 mijë banorë edhe me vende të BE. KA vende të BE që kanë numrin e vrasjeve 2-fish apo 3- fish më të lartë. Sa kohë të ketë liri do të ketë krim. Kemi tregues pozitivë, ju sfidoj me shifrat. Thoni këtu jeni jashtë asaj që thoni, nuk më mungon kuraja për ta pranuar pasi jo të gjithë që them mund të jenë të sakta, ” është shprehur ministri Lleshaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!