Anti-KÇK merr OK në Komisionin e Sigurisë, kush abstenoi

schedule11:05 - 19 Shkurt, 2020

schedule11:05 - 19 Shkurt, 2020

Akti normativ i qeverisë i pagëzuar me emrin “Anti-KCK” kaloi me shumicë votash sot në Komisionin e Sigurisë. Kjo paketë ligjore shumë e debatuar, kaloi qetësisht në komision vetem me dy vota abstenim të deputetëve të opozitës së re, Alban Zeneli dhe Arlind Çaçani.

Pasi të kalojë nëpër komisione akti normativ do të votohet në seancë plenare.

“Ndryshe nga ligjet e tjera komisionet parlamentare ose e rrëzojnë se e miratojnë por në këtë rast nuk mund të bëjnë ndryshime apo modifikime. Pra, nuk presim surpriza pasi dhe opozita parlamentare nuk është përcaktuese, nuk ka shprehur kundërshti për këtë akt normativ dhe duket se mazhoranca do e udhëheq këtë nisme për ta çuar në seancë parlamentare”, tha gazetarja e ABC News, Esiona Konomi. /abcnews.al