Anthony Blinken, udhëtim të papritur në Japoni për të nderuar Shinzo Abe

schedule09:36 - 11 Korrik, 2022

schedule 09:36 - 11 Korrik, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti sot në Tokio, për një vizitë të shkurtër, për t’i shprehur ngushëllimet personale Japonisë për vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Kryediplomati amerikan zbarkoi në bazën ushtarake Yokota pranë Tokios. Ai do të qëndrojë vetëm disa orë në kryeqytetin japonez, ku do të takohet me kryeministrin japonez Fumio Kishida.

Shinzo Abe, një figurë e së djathtës japoneze, kryeministri më jetëgjatë, ka qenë një mbështetës i vendosur i forcimit të bashkëpunimit ushtarak dhe diplomatik me SHBA. Ai u vra nga një person i armatosur të premten, gjatë një fjalimi elektoral në Nara.

“Mendoj se të gjithë janë ende në shok për këtë vrasje. I tronditur nga humbja që ka pësuar familja e tij, miqtë e tij dhe bota”, i tha Blinken homologut të tij tajlandez Don Pramunduinai dje të dielën. Tronditja është “e thellë në të gjithë rajonin dhe botën”, theksoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!