Antarktida ka humbur 7.5 trilion ton akull që nga viti 1997

schedule14:51 - 16 Tetor, 2023

schedule 14:51 - 16 Tetor, 2023

Më shumë se 40% e ishujve të akullit të Antarktidës janë tkurrur që nga viti 1997, me pothuajse gjysma e tyre që nuk tregojnë “shenja rikuperimi”, sipas një studimi të ri në lidhje me fenomenin e kolapsit të klimës.

Shkencëtarët në Universitetin e Leeds llogaritën se 67 trilion ton akull humbën në perëndim të Antarktidës, ndërsa 59 trilionë ton u formuan në lindje ndërmjet 1997-2021. Rezultati, një humbje neto prej 7.5 trilionë ton akull.

Vihet re se ujërat e ngrohta në anën perëndimore të Antarktidës shkrijnë akullin, ndërsa në lindje ishujt e akullit mbetën të njëjta ose u ekspozuan ndaj temperaturave të larta.

Ishujt e akullit ndodhen në skajin e çdo akullnaje dhe ngadalësojnë shpejtësinë e rrjedhës së saj drejt oqeanit. Kur ato tkurren, akullnajat lëshojnë sasi më të mëdha të ujit të freskët në det, gjë që mund të prishë rrymat e Oqeanit Jugor.

“Shkrirja e ishujve të akullit sa vjen edhe po përkeqësohet kjo ka të bëjë me temperaturën e oqeanit dhe rrymat rreth Antarktidës,” shpjegon Dr Benjamin Davison, autori kryesor i studimit të botuar në revistën shkencore Scientific Advances.

“Gjysma perëndimore është e ekspozuar ndaj ujit të ngrohtë, i cili mund të gërryejë shpejt pjesën e poshtme të ishujve të akullit, ndërsa pjesa më e madhe e Antarktidës lindore është sot e mbrojtur nga uji i ngrohtë nga një brez ujërash të ftohtë bregdetar,” vëren ai.

Shkencëtarët llogaritën ndryshimet vjetore në vëllimin e akullit duke përdorur satelitë që janë në gjendje të regjistrojnë nëpër retë e trasha gjatë netëve të pafundme polare.

Ata ekzaminuan mbi 100,000 imazhe nga hapësira, duke analizuar shëndetin e ishujve të akullit, të cilat mund të kenë implikime për pjesën tjetër të planetit.