Futbollisti i Torinos, Cristian Ansaldi, është padiskutim një hero. Italiani ishte ai që dyluftoi në ajër me Elseid Hysajn, në duelin që i shkaktoi dëmtimin e rëndë mbrojtësit kuqezi. Ansaldi e mbajti Hysajn me aq mundësi sa kishte, duke i zbutur shumë rënien në tokë.
Skanimet treguan se Hysaj ka dëmtuar dërrasën e krahahorit dhe nuk dihet se kur do të kthehet në fushën e lojës. Një dëmtim i rëndë ky për mbrojtësin kuqezi të Napolit, por nëse Ansaldi do të kishte qëndruar indiferent, ky dëmtim do të ishte shumë herë më i rëndë.
Nuk është ekzagjerim të themi se Ansaldi i ka shpëtuar karrierën shkodranit, i cili mbrëmë falënderoi me një postim në “Istagram” të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë./abcnews.al