Grupi global i hakerëve Anonymous ka njoftuar se ka hakuar ushtrinë izraelite dhe ka arritur të marrë më shumë se 250,000 dokumente të IDF në lidhje me aktivitetet e saj operacionale.
Sipas mediave, organizata pretendonte se kishte fituar kontrollin e më shumë se 20 gigabajt të dhënash, duke përfshirë skedarët PDF, Word dhe PowerPoint.
Në fakt, ky është sulmi i dytë këtë muaj, pasi më herët kishte shënjestruar Ministrinë e Drejtësisë.
Oficerët e IDF e quajtën sulmin kibernetik “luftë psikologjike” dhe thanë se asnjë dokument i klasifikuar ose kritik nuk u zbulua.
/abcnews.al