Ankthi i testeve të COVID-19 merr fund, të gjithë “të pastër” te Partizani

schedule11:14 - 7 Korrik, 2021

schedule 11:14 - 7 Korrik, 2021

Trajneri Ilir Daja është qetësuar pasi asnjë nga futbollistët e tij nuk ka rezultuar i prekur me COVID-19. Një ditë më parë “demat” bënë testet dhe tashmë kanë marrë përgjigjet.

Klubi i kuq ka dalë edhe me një komunikatë: “FK Partizani pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave të cilët iu nënshtruan kësaj analize, rezultuan NEGATIVE.

Ekipi është gati për të debutuar në Ligën e Konferencës në turin e parë kualifikues ndaj FC Sfintul Gheorghe.

Seanca e fundit stërvitore do të zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin Elbasan Arena”. Partizani sot pritet të kryejë seancën e fundit në Elbasan, ndërkohë që trajneri Daja do të dalë në konferencë për shtyp në orën 19:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!