Shanset që mbeturinat e raketës kineze, të bien në Greqi janë minimale, por jo të pamundura.
Ndërkohë Greqia nuk ka hezituar që të bëjë lëvizjet e para në mënyrë që të reduktojë sa më shumë dëmet në rast se raketa ka për trajektore territorin grek. Kështu fluturimet ushtarake janë ndaluar – “Ne qëndrojmë në gatishmëri pas protokolleve të vendosura në këto raste”, theksoi Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias për mediat greke.
Forcat greke të sigurisë janë në gatishmëri të pjesshme me rastin e raketës kineze, e cila po përpëlitet në atmosferë në rënie të lirë.
Raketa ka një peshë prej 22 tonësh , pritet të përplaset me tokën në agim të dielën dhe pjesë të saj pritet të rrëzohen diku midis paraleleve 41.5 ° N dhe 41.5 ° N, dhe Greqia është në zonën e rrezikut.
Në fakt, sipas informacionit, fluturimet ushtarake janë ndaluar . Në të njëjtën kohë, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, duke folur për protothema.gr, deklaroi se shanset që fragmentet e raketave të bien në vendin fqinj janë “të vogla”. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se ” qëndrojnë vigjilentë, duke ndjekur protokollet që janë vendosur në këto raste”. /abcnews.al/