Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ankthi fillon në mendje: A mund ta fikni “butonin” e frikës? Terapisti tregon sesi

schedule11:57 - 6 Shkurt, 2026

schedule 11:57 - 6 Shkurt, 2026

Terapisti i mendjes dhe trajneri i frymëmarrjes 9D, Jetmir Sefa, thotë se frikërat dhe fobitë shpesh lindin nga mosnjohja dhe mënyra si ne i interpretojmë situatat. Sipas tij, kur emocioni dominon, logjika humbet terren dhe frika mund të kthehet në ankth nëse nuk trajtohet.

Ai shpjegon se teknikat e frymëmarrjes dhe meditimit mund të ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor dhe menaxhimin e stresit. Sefa flet edhe për hipnozën si një metodë që synon relaksimin dhe punën me pavetëdijen. Ai thekson se mendimet negative mund të ndikojnë fort në gjendjen tonë psikologjike dhe emocionale.

Sipas tij, praktika si frymëmarrja e kontrolluar ndihmon në rikthimin e balancës mendje–trup. Metoda 9D, sipas tij, synon çlirimin e emocioneve të bllokuara dhe rritjen e vetëdijes personale.



Ai shton se shumë njerëz kërkojnë zgjidhje të shpejta kur përjetojnë dhimbje emocionale. Mesazhi i tij kryesor është që njeriu nuk duhet të identifikohet gjithmonë me mendimet që i vijnë në mendje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!