Ankthi “e tradhtoi” gjatë kontrollit, policia i gjen 70 mijë euro false shqiptarit në Itali

schedule10:46 - 23 Korrik, 2022

schedule 10:46 - 23 Korrik, 2022

Plot 1998 kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, të ndara në tufa të prerjeve 20 dhe 50 euro,  në total 70.040.00 euro i janë sekuestruar një shqiptari në Itali.

Mediet italiane bëjnë me dije se gjatë një kontrolli që synonte luftimin e trafikut të paligjshëm, financuesit e Njësisë PEF  identifikuan dhe ndaluan në autostradën A/1, drejt Romës, në fshatin e bashkisë Afragola, një Fiat Punto që drejtohej nga një shqiptar me banim në provincën e Alessandrisë.

Gjatë kontrollit shqiptari shfaqi shenja nervozizmi dhe kjo i shty karabinierët që ta shoqëronin në kazermën e Guardia di Finanza të Avellino-s për të kryer një kontroll të imtësishëm.

Gjatë kontrolli të makinës u gjetën të fshehura brenda zgavrës në anën e djathtë tufa të shumta kartëmonedhash të dyshuara false, të cilat të hedhura në treg do të kishin lejuar njerëzit pa përvojë të mashtroheshin shumë kollaj.

Për shqiptarin është vendosur urdhër ndalimi për krim në flagrancë të zotërimit dhe përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!