Arsenalit nuk i mjaftojnë rezultatet jo të mira. Së fundmi stafi teknik është alarmuar për gjendjen e mbrojtësit Calum Chambers. Futbollisti 24-vjeçar, i cili është kthyer në një titullar pas rikthimit prej huazimit te Fulham, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen derbi me Chelsea.
Ai mori një goditje në gju dhe dyshohet se ka probleme me ligamentin. Chambers doli nga fusha duke çaluar, ndërkohë që ditën e djeshme ka kryer disa teste mjekësore. Dyshimet janë të mëdha që e ka këputur ligamentin, çka do të thoshte sezon i përfunduar për qendërmbrojtësin.
Kështu tek Arsenali do të detyrohet të shohin për një tjetër mbrojtës qendre në janar. Klubi është gati të plotësoje kërkesën e trajnerit Mikel Arteta, i cili ka nisur nga puna për të bindur sulmuesi n Pierre-Emerick Aubameyang.
Lojtari nga Gaboni dëshiron të largohet, pasi “Topçinjtë” nuk po konkurrojnë dot me skuadrat e tjera në Premier League dhe sulmuesi është lodhur nga një situatë e tillë. Ai kërkon të luajë në një klub tjetër, ku do të mund të fitonte trofe. /abcnews.al