Janë orë kritike për Mircea Lucescu. Trajneri 80 vjeçar u shtrua të premten në repartin e kujdesit intensive të Spitalin Universitar të Bukureshtit, pasi dy sulmeve në zemër. Por gjendja e tij shëndetësore është rënduar shumë dhe sipas mediave rumune ai është vendosur në koma të induktuar.
Mjekët janë të rezervuar, ndërsa një detaj tjetër që tregon gjendjën e rëndë të Luceskut është fakti që djali I tij, Razavan, I cili është trajner I skuadrës greke të PAOK udhëtoi me urgjencë drejt Bukureshtit menjëherë pas ndeshjes të së dielës kundër Panathinaikos.
Teknku 80 vjeçar ndodhej u shtrua në Spitalin Universitar të Bukureshtit më 30 mars pasi humbi ndjenjat në seancën stërvitore të përfaqësueses rumune përpara miqësores së fundit kundër Sllovakisë.
Ai duhet të dilte nga spitali paraditen e së premtes, por vetëm pak orë përpara se të largohej pësoi një atak kardiak që i rrezikoi jetën.
Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve në spitalin rumun parandaloi më të keqen.
Mediat rumune raportuan se Luçesku u godit edhe nga një atak I dytë kardiak, por sërish ndërhyrja e mjekëve që zgjati për tre orë me radhë bëri që 80 vjeçari të shpëtojë sërish nga vdekja.
Mircea Luçesku ishte shtruar edhe disa herë të tjera në spital gjatë tre muajve të fundit, por asnjëherë nuk është zbuluar zyrtarisht se nga se vuan.
Të mërkurën e kaluar, federata rumune konfirmoi se për shkak të gjendjes shëndetësore Mircea Luçesku ishte larguar përfundimisht nga drejtimi i kombëtares.


