Ankth për futbollistët e Shqipërisë, priten përgjigjet e tamponëve

schedule08:13 - 2 Shtator, 2020

schedule 08:13 - 2 Shtator, 2020

Shqipëria luan nesër kundër Bjellorusisë ndeshjen e parë të Nations League, ndërkohë që futbollistët dhe stafi teknik janë testuar një ditë më parë për Covid-19.

Në FSHF presin ditën e sotme përgjigjet dhe shpresohet që të mos ketë futbollistë apo pjesëtarë të stafit të infektuar, në mënyrë që ekipi nën urdhrat e trajnerit Edi Reja të jetë i plotë.

Paraditen e sotme futbollistët do të kryejnë seancën e radhës stërvitore, kurse prej orës 16:00 do të fluturojnë drejt kryeqytetit të Bjellorusisë, në Minsk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!