Frikë në Ligue 1, pasi një lojtar i Bordeaux është rrëzuar përtokë teksa qëndronte në mur para ekzekutimit të një goditjeje dënimi në duelin ndaj Marseille.
Samuel Kalu i trembi të gjithë lojtarët në fushë, të cilët u afruan direkt tek ai dhe arbitri ndërkohë bëri thirrje që mjekët të futeshin në fushë.
https://streamable.com/jgikqv
Kalu u çua dhe qëndroi në fushë, por pas 5 minutash u zëvendësua. Mbetet të shihet se ccfarë ia ka shkaktuar problemet shëndetësore futbollistit në fjalë.
Gjatë EURO 2020 e gjitha bota e futbollit përjetoi një dramë, kur pa Christian Eriksen të rrëzohej në fushë pasi pësoi një sulm në zemër. Fatmirësisht ai shpëtoi dhe më pas bëri një ndërhyrje. /abcnews.al