“Ankohet” Shkëmbi: 3 ndeshje brenda javës, Partizani i fortë. Objektivi? Kualifikimi

schedule14:05 - 26 Janar, 2022

schedule 14:05 - 26 Janar, 2022

Dinamo do të zhvillojë derbin e dytë brenda pak ditës, ku pas Tiranës në kampionat do të përballet me Partizanin në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ky takim do të zhvillohet ditën e nesërmen në “Air Albania”, ora 16:45.

Në konferncën për shtyp, trajneri i bluve, Bledi Shkëmbi ka folur për përballjen me demat dhe formën e skuadrës.

“Kjo është ndeshja e tretë që do të luajmë brenda një jave. Fizikisht e di shumë mirë që nuk do të jemi në 100%, jemi të detyruar që të bëjmë më mirë dhe po mundohemi që të rikuperojmë lojtarët. Kupa është e rëndësishme, edhe kampionati dhe kupa duhet t’i shohim me të njëjtin objektiv për të vazhduar sa më lart dhe për të fituar.

Në Kupë do të na bënte mirë kualifikimi, për të shkuar në Europë, Kupa është rruga më e thjeshtë dhe më e shkurtër. Partizani është një kundërshtar shumë i fortë. Në këto skuadra që jemi ndeshur nuk mund të thuash për asnjë ekip që do të jetë e thjeshtë apo e anasjellta, por Partizani meriton respekt dhe vlerësim për atë që ka bërë dhe po bën. Jemi në të njëjtën situatë me Partizanin, duam të kualifikohemi njësoj si ata.

Kjo arrihet duke bërë maksimumin në ndeshje, duke bërë mirë, duke mos gabuar dhe të shfrytëzosh ato momente që të shfaqen. Unë jam i bindur se do të bëjmë një performancë të mirë. Do ta kërkojmë kualifikimin që në ndeshjen e parë, do ta luajmë për ta fituar ndeshjen me mundësitë që kemi.

Janë dy ndeshje që duhen menaxhuar shumë mirë. Është hera e parë në karrierën time që shkoj te arbitrat për të folur, ishte një faull që unë e pash sepse ndodhi 2 metra larg meje dhe isha i bindur se ishte faull dhe kjo ishte arsyeja që shkova te arbitri.

Dhe më tha se VAR-i e vendosi në atë mënyrë dhe më vjen keq sepse gaboi arbitri dhe gjatë lojës dhe mund ta kuptojë, por të gabojnë arbitrat e VAR-it që janë ulur dhe e shohin një moment që mund të rikthehet disa herë dhe vendosin që nuk ishte faull kur ndërkohë të gjithë e kemi parë se çfarë ishte dhe aty nisi dhe goli. Unë e kam thënë që nuk dua të justifikoj as veten as skuadrën.

Në fund ishte një ndeshje që e humbën për shkak të VAR-it. Nuk jam paragjykues nga natyra, në ndeshjen ndaj Tiranës e humbëm prej atyre të VAR-it, nuk mendoj se do të ndodhë diçka e tillë edhe ndaj Partizanit. Objektivi ynë është që të jemi në lartësinë e duhur dhe të kualifikohemi pas dy ndeshjesh. Ekipi ka fituar më shumë eksperiencë.”, përfundoi Bledi Shkëmbi. /f.a/abcnews.al