Ankohen priftërinjtë: Kemi shumë punë me njerëzit e pushtuar nga djalli

schedule12:39 - 8 Qershor, 2022

schedule 12:39 - 8 Qershor, 2022

Priftërinjtë italianë thonë se kanë shumë punë me njerëzit që janë të pushtuar nga djalli. Duke folur në kursin e 16-të të eksorcizimit në Romë, eksorcistët italianë theksojnë se peshkopët kërkojnë që të ndihmojnë personat që pretendojnë se janë nën zotërim satanik.

Priftërinjtë thonë se kanë nevojë për ndihmë nga psikologët për të kuptuar nëse njerëzit kanë probleme mendore apo janë të pushtuar nga djalli. “Disa thanë se po shihnin 30 deri në 50 raste në ditë,” tha njëri prej studiuesve, Giuseppe Fraud.

Sipas ‘The Times’, At Giuseppe Bernardi tregoi rastin e një gruaje që kishte sulmuar murgjit. Babai i saj besonte se ajo vuante nga ndonjë problem mendor ndërsa nëna ishte e bindur se kishte një “influencë demonike”. Ata theksojnë se ekzistojnë shumë mënyra për të vendosur nëse një rast ka nevojë për eksorcist.

Sipas pjesëmarrësve në konferencë, disa nga shenjat e pushtimit demoniak janë fuqia fizike e pazakontë, aftësia për të folur latinisht ose hebraishte dhe vjellja. Sipas statistikave, në Itali janë 290 eksorcistë, 37 në Spanjë dhe 28 në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!