Ankimimi për Durrësin, KAS rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë

schedule12:01 - 24 Maj, 2021

schedule 12:01 - 24 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë që sipas opozitës konfirmojnë masakrën zgjedhore në Durrës.

Përfaqësuesit e PD-së kërkuan marrjen e të dhënave të pajisjeve të identifikimit elektronik në mënyrë që t’i kryqëzojnë ato më pas me informacionet paraprake që kanë në lidhje me rreth 300 persona të cilët dyshohet se kanë shitur votën. Mirëpo, sipas relatorit Koli Bele, kërkesa e PD nuk ka bazë ligjore.

Në mbledhjen e  sotme, KAS po shqyrton kërkesën e PD për pavlefshmëri në Durrës dhe më pas do shqyrtojë kërkesën e LSI për rinumërim. Në Durrës diferenca prej rreth 136 votash bëri që PS t’i marrë një mandat LSI-së.

Gjithashtu, KAS do të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin me kërkesë të anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. Ndërkohë, PD dhe LSI dërgojnë sot në Kolegjin Zgjedhor kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, kërkesë e cila iu rrëzua nga KAS. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!