Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në ‘Bardh a Zi” në Abc se në momentin që filloi lëvizja e tij npati shumë kërcënime.
Ndërkohë i pyetur nga moderatorët Erion Kristo dhe Ornela Gaçe në lidhje me ankimimin e Alibeajt, Berisha tha se ajo i shërben Ramës.
Sipas tij Alibeaj nuk ka tagër që të çojë vendime në gjykatë.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Kur u nis kjo lëvizje ju garantoj se presionet kanë qenë të tmerrshme të gjithanshëm. Kërcënime masive për largime nga puna, sektori publik po e po, por edhe sektori privat, u bë përpjekje e madhe të gogolizonin foltoren, por foltorja u shndërrua në tribunë.
Kristo: Por tani po ndalet në gjykatë procesi, ju kanë zgjedhur në gjyq?
Berisha: Në emër të Edi Ramës na ka hedhur Enkelejd Alibeaj, por Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të paditur. Si kryetar grupi ai nuk ka tagër të shkojë në gjykatë, është gjithçka e stisur dhe artificiale.
/Abcnews.al/
https://youtu.be/uU4SIUVFf7A