Ankimimet e PD dhe LSI për Beratin, KAS vendos të marrë prova shtesë

schedule10:17 - 15 Maj, 2021

schedule 10:17 - 15 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të marrë prova shtesë për parregullsitë e zgjedhjeve në Berat, nisur nga ankimet e PD dhe LSI. Dy partitë opozitare paraqitën një ditë më parë provat që sipas tyre procesi zgjedhor është manipuluar dhe kanë kërkuar pavlefshmërinë.

KAS vendosi të hapë materialet zgjedhore në kuti dhe procesverbalet PEI të pajisjet e identifikimit biometrik, për të parë nëse ka shkelje në proceverbale dhe në materialet e tjera zgjedhore.

“Ngarkohet administrata e KQZ për transportin dhe administrimin e provave të sipërcituara. Me shumicë votash vendosëm të mos pranojmë kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për seancën ankimore. KAS vendosi të kryqëzojë të dhënat me pajisjet elektronike për të evidentuar rastet e votimit të dyfishtë apo familjarë, të depozituar nga PD”, tha realtori i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve.

Lëvizja Socialiste për Integrim pretedon se në Qarkun e Beratit kësaj force politike iu mor mandati për 77 vota, duke akuzuar për shkelje të rënda gjatë procesit të votimit, ndërkohë që ka mijëra fletë të pavlefshme.

Ndërkaq, KAS shtyu vendimin për ankimin e PD dhe LSI për Beratin, deri në shqyrtimin e provave. Seanca e radhës do të mbahet të hënën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!