Ankara reagon ndaj Trump: Nuk kërcënohemi!

schedule12:57 - 8 Tetor, 2019

schedule 12:57 - 8 Tetor, 2019

Nuk ka vonuar reagimi i Turqisë ndaj deklaratave të kreut të shtëpisë së Bardhë Trump, o cili tha se do të shkatërronte ekonominë turke nëse Turqia do të tejkalonte kufijtë me veprimet ushtarake në Siri. Zv/presidenti turk u shpreh se Turqia nuk është një vend që vepron nën kërcënim.

“Mesazhi ynë për komunitetin ndërkombëtar është i qartë: Turqia nuk është një vend që vepron nën kërcënim”.

Është ky reagimi i zv/presidentit turk Fuat Oktay, duke iu referuar fjalëve të presidentit amerikan Donald Trump për një shkatërrim të ekonomisë turke në rast se qeveria e presidentit Erdoan tejkalon kufijtë për sa i përket sulmeve ushtarake kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë.

“Kur bëhet fjalë për sigurinë e saj Turqia do të ndjekë rrugën e saj dhe do e bëjë me çdo çmim”, përfundoi zv/presidenti turk.

Gjatë paradites së të martës me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nëse me pjekurinë e tij do të konstatonte se Turqia do të tejkalojë kufijtë, atëherë ai do të shkatërrojë ekonominë e vendit. Madje Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se e ka bërë dhe më parë një gjë të tillë.

Ai theksoi se së bashku me Europën dhe të tjerët duhet të kontrollohen luftëtarët e ISIS të kapur dhe familjet e tyre.

“Shtetet e bashkuara të amerikës kanë bërë më shumë se kushdo duke shkatërruar 100 për qind kalifatin. Tashmë është koha për të tjerët në rajon, disa prej të cilëve shumë të pasur, që të mbrojnë territorin e tyre shtoi”, përfundoi Tramp postimin e tij./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!