Marash Kumbulla mund të ndryshojë ekip që në janar. Oferta për qendërmbrojtësin e Hellas Verona janë të shumta, ndërkohë që një prej klubeve që po e tenton së fundmi është edhe Interi. Jo vetëm kaq, por zikaltrit thuhet se janë edhe më kërkuesit.
Gazzetta dello Sport i shikon ata përpara klubeve të tjera, si Lazio e Juventus. Edhe këto dy klube italiane interesuara për Kumbullën, të cilin Hellas Verona e vlerëson me shumën e 15 milionë eurove. Qendërmbrojtësi ka spikatur në sezonin e tij të parë në Serie A dhe tashmë kemi të bëjmë me një ankand për kartonin e tij.
Hellas Verona, po mundohet të përfitojë nga marrëveshja edhe shërbimet e mbrojtësit Federico Dimarco. Ata e duan në huazim futbollistin e Inter, që ka refuzuar të lëshojë po në hua sulmuesin Sebastiano Esposito. /abcnews.al