Një biznesmen japonez ka shpenzuar 1.8 milionë dollarë për blerjen e një peshku gjigant gjatë një ankandi të Vitit të Ri në tregun Toyosu.
Kiyoshi Kimura, i vetëquajtur “Mbreti i Tunas”, drejton zinxhirin e restoranteve Sushi Zanmai. Ai pagoi 193 milion yen për një peshk tuna 276 kilogram.
Megjithëse blerja e Kimaru ishte e kushtueshme nuk ishte çmimi më i lartë i paguar për një peshk tuna. Në ankandin e vitit të kaluar rekordi u vendos nga një biznesmen tjetër që pagoi 3.1 milion dollarë për një peshk 277 kg.
Tuna gjigante u kap në Aomori të Japonisë.
Kimura tha se peshku ishte i shtrenjtë, por se ai ishte i lumtur që e bleu në ankandin e parë të Vitit të Ri të epokës së re Reiwa.
“Po është e shtrenjtë, apo jo? Por unë dua që klientët e mi të hanë ushqime të shijshme këtë vit,”- tha ai në ankand./abcnews.al