Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka zbuluar arsyen e lirimit nga detyra të zëvendëses së saj Belinda Ikonomi me vendim qeverie ditën e sotme. Denaj thotë Ikonomi do të largohet jashtë vendit për t’iu bashkuar familje së saj. Ajo e falenderon për bashkëpunimin në disa nga reformat e ndërmarra nga ministria si dhe i uron suksese.
“Një falënderim të veçantë për Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend. Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar. Suksese të mëtejshme Belinda!”, shkruan Denaj.
Ikonomi qëndroi pak kohë në postin e zv. ministres së Financave, ndërkohë që më herët ka qenë drejtoreshë e Doganave./mv. abcnews.al