Në kuadër të një trajnimi, dy anije patrullimi të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey kanë bërë disa manovra detare të thjeshta në brigjet e Shqipërisë. Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka nxjerrë foton duke shkruar se procedurat dhe manovrat janë në përputhje me standardet e NATO-s. Sipas ambasadës ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave.
“| Foto e Ditës | Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s.
Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona.
“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO”, shkruan ambasada./mv.abcnews.al