Anija ushtarake libiane hap zjarr në anijen italiane të peshkimit, plagoset kapiteni

schedule20:26 - 6 Maj, 2021

schedule 20:26 - 6 Maj, 2021

Një incident me pasojë plagosjen e një peshkatari italian ka ndodhur këtë të enjte në jug të Siçilisë.

Sipas mediave të huaja, një anije ushtarake nga Tripoli hapi zjarr në peshkimin italian Alizeo, i cili kishte lundruar nga qyteti Sicilian i Mazzara del Valo duke plagosur kapitenin e saj , Giuseppe Giacalone.

Në të njëjtën kohë, shpërthimet e topave të ujit shkaktuan dëme në dy anije të tjera peshkimi italiane.

Ndërkohë Marina e Libisë, nga ana e saj, tha se njerëzit e saj qëlluan në ajër, por jo kundër anijeve dhe ekuipazhit të tyre. Incidenti nuk është i izoluar dhe lidhet me interpretimin e ndryshëm të peshkatarëve italianë dhe autoriteteve të Tripolit, në lidhje me vendin ku mbarojnë ujërat territoriale ndërkombëtare dhe ato të Libisë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!