Anija oqeanografike kap pamjet e pabesueshme, meteoriti që shndriti natën

schedule22:43 - 19 Nëntor, 2020

schedule 22:43 - 19 Nëntor, 2020

Disa pamje të pabesueshme të një meteori që shpërtheu në bregdetin jugor të Tasmanisë janë bërë virale në rrjet. Pamjet u kapën nga anijë kërkimore Investigator, të operuar nga Agjencia Kombëtare Australiane e Shkencës dhe Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Komonuelthit (CSIRO).

Anija po kryente studime oqeanografike dhe po eksperimentonte me pajisjet detare në Detin Tasman. “Ajo që pamë kur po shqyrtonim pamjet e transmetuara drejtpërdrejt na habiti. Meteori kaloi pikërisht përballë anijes, dhe më pas shpërtheu. Ishte mahnitëse të shikoje pamjet.”, tha John Hopper, drejtori i CSIRO Voyage, që ndodhej në bordin e anijes. /abcnews.al

Research ship captures the moment a meteor breaks up over Tasmania's south  coast - ABC News