Një anije kozmike e Kinës është kthyer në Tokë më 8 maj, pasi qëndroi në orbitë për 276 ditë. Anija kozmike pa ekuipazh u kthye në qendrën e lansimit Jiuquan në veriperëndim të Kinës të hënën siç ishte planifikuar.
Nuk u dhanë detaje se çfarë ishte anija kozmike, cilat teknologji u testuan, sa lart fluturoi dhe ku e kishin çuar orbitat e saj që nga nisja në fillim të gushtit 2022.
Imazhet e anijes gjithashtu nuk janë janë bërë publike. Testi shënon një përparim “të rëndësishëm” në kërkimin e Kinës në teknologjinë e anijeve kozmike të ripërdorshme që do të ofrojë një mënyrë më të përshtatshme dhe më të lirë për misionet e ardhshme hapësinore.
Në vitin 2021, ajo që mund të ketë qenë një anije kozmike e ngjashme fluturoi në hapësirë dhe u kthye në Tokë në të njëjtën ditë.
/abcnews.al