Anija kërkuese nis aksionin në veri të Qipros, Erdogan: Ne nuk duam lejen e askujt

schedule15:15 - 9 Gusht, 2022

schedule 15:15 - 9 Gusht, 2022

Anija lundruese e shpimit për hidrokarbure “Abdulhamit Khan” po shkon drejt lokacionit Yörükler-1, që ndodhet 55 kilometra në jug të rajonit të “Gazi Pashës” në Turqinë jugore, siç njoftoi sot Erdogan.

Rexhep Tajip Erdogan ishte në zonën përballë platformës së shpimit , ku mbajti fjalimin e tij. Pak më parë, Erdogan fluturoi me avionin presidencial mbi anije, duke postuar edhe një foto në Twitter.

Presidenti turk e quajti Abdulhamid Khan një simbol të Ankarasë në sektorin e energjisë.

“Turqia”, vuri në dukje ai, ka një flotë shpimi “të rrallë” në botë, me anijet  Fatih, Kanuni, Yavuz  dhe  Abdul Hamid Khan.  Sipas Erdogan, Turqia ndodhet në zonën e kërkimit të gazit me katër anijet e saj shpuese dhe dy anije të vëzhgimit sizmik.

Ekuipazhi është nisur drejt Mesdheut, ku sipas presidentit Erdogan, Turqia po kryen operacione kërkimi dhe shpimi në zonat  “brenda juridiksionit të saj”.

” Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt për këtë, ” tha ai.

Dhe më tej ai theksoi se “ne do të dërgojmë anijen Abdulhamid Khan në depozitën Yörükler-1 , 55 kilometra jashtë “Gazi Pashës”. Pusi Yörükler-1 është hapi i parë i planit tonë gjithëpërfshirës të biznesit në Mesdheun Lindor.”

Presidenti turk inspektoi platformën e shpimit dhe pasi diskutoi me zyrtarë. Presidenti turk tha se vendi i tij tani është një nga vendet e pakta në planet që mund të kryejë shpime vetë: “Ne kemi një flotë unike dhe me përgatitjet e duhura kemi shpuar në Mesdhe dhe Detin e Zi. Nuk është e lehtë të gjesh depozita, por sa më shumë të shikojmë, aq më shumë ka gjasa të zbulojmë. Ne do të paraqesim rezultatet përfundimtare të shpimeve në Detin e Zi deri në vitin 2023”, shtoi ai.

/abcnews.al/