Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anija e mallrave goditet nga një predhë në Ngushticën e Hormuzit

schedule15:09 - 4 Mars, 2026

schedule 15:09 - 4 Mars, 2026

Një anije kontejnerësh është përfshirë nga flakët pasi është goditur nga një “predhë e panjohur” në Ngushticën e Hormuzit, duke e detyruar ekuipazhin të braktisë anijen.

Anija Safeen Prestige me flamur maltez u dëmtua nga një predhë ndërsa lundronte në drejtim të lindjes në ngushticë në orën 11:09 të paradites, tha kompania britanike detare Vanguard.

“UKMTO ka marrë një raport për një incident 2NM [milje detare] në veri të Omanit që po kalonte në drejtim të lindjes në Ngushticën e Hormuzit”, thanë nga Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar.



“Një anije kontejnerësh ka raportuar se është goditur nga një predhë e panjohur pak mbi vijën e ujit duke shkaktuar një zjarr në dhomën e motorit”, u tha ndër tjera, transmeton Telegrafi.

Në një përditësim, UKMTO tha se ekuipazhi e braktisi anijen dhe të gjithë u gjetën, pa të lënduar të raportuar.

Autoritetet po hetojnë incidentin, shtoi ajo.

Ngushtica e Hormuzit është rruga më e rëndësishme e eksportit të naftës në botë dhe kontrollohet nga Irani.

Rreth një e pesta e naftës globale udhëton përmes rrugës ujore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!