Anija e lundrimit “Carnival” me numër të vogël rastesh Covid-19 rezervon një port të ri pasi iu refuzua hyrja në 2 porte të tjera

schedule07:52 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 07:52 - 26 Dhjetor, 2021

Anija “Carnival Freedom” që u nis nga Majami ka një numër të vogël personash në bord të infektuar me Covid-19 dhe i është refuzuar hyrja nga dy porte në ishujt Karaibe. Zëdhënësja e kompanisë që ka në pronësi anijen deklaroi se anija do të lejohet për tu ankoruar në portin Amber Cove në Republikën Dominikane.

Zëdhënësja AnneMarie Mathews tha se anija po ndjek protokollet dhe që ka një numër të vogël udhëtarësh të infektuar me Covid-19 që janë izoluar. Kompania deklaroi që gjithë stafi i anijes është i vaksinuar dhe që të gjithë udhëtarët u testuan para se të niste udhëtimi. Anija “Carnival Freedom” u nis nga porti i Majamit në datën 18 dhjetor dhe mbërriti në ishullin Kuraçao të martën.

Anija më pas do të vazhdonte udhëtimin në ishullin Bonaire dhe ishullin Aruba por ky itinerar u anulua për shkak të situatës së krijuar. Kompania deklaroi që anija mbërriti ditën e premte në Republikën Dominikane dhe do të kthehet ditën e diel në Majami. Hyjrja e anijes në ishullin e Kuruçaos u vonua për shkak të zbulimit të rasteve me Covid-19.

Epidemiologu Izzy Gerstenbluth deklaroi për “CNN” se e kishin informuar para se anija të ankorohej që anëtarë të ekuipazhit rezultonin të infektuar. Gerstenbluth tha se donte të vlerësonte situatën që në momentet e para që anija u ankorua por që u vonua për shkak të një emergjence që kishte ndodhur në ishull.

Sipas “CNN” në momentin që epidemiologu mbërriti në anije përcaktoi numrin e anëtarëve të ekuipazhit që ishin të infektuar dhe lejoi vetëm udhëtarët që të dilnin nga anija. Kompania që menaxhon anijet deklaroi që po punon ngushtë me Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe autoritetet shëndetësore për përzgjedhjen e destinacioneve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!