Masat Anti-Covid, nga 14 shtatori në Angli ndalohen takimet me më shumë se 6 persona

schedule23:36 - 8 Shtator, 2020

schedule 23:36 - 8 Shtator, 2020

Takimet më shumë se mes gjashtë personave nuk do të lejohen nga e hëna e 14 shtatorit në Angli, me disa përjashtime.

Kufiri i ri ligjor do të ndaloje grupet më të mëdha se me 6 persona të takohen në ambiente të brendshme apo të jashme.

Por kjo nuk do të zbatohet për shkollat, vendet e punës, dasmat, funeralet dhe sportet e organizuara me masa anti-covid. Nëse njerëzit nuk do të zbatojnë rregullat e reja do të gjobiten me një vlerë nga 1000 deri në 3200 paund.

Nga ky rregull nuk preken familjet me më shumë se 6 pjesëtarë. Sipas BBC një listë e plotë e përjashtimeve do të publikohet nga qeveria më vonë.

Kryeministri Boris Johnson pritet të japë detaje të mëtejshme në një konferencë shtypi në Downing Street të Mërkurën.

Johnson tha në një koment në adresën e tij elektronike: “Ne duhet të veprojmë tani për të ndaluar përhapjen e virusit.

Pra, ne po thjeshtojmë dhe forcojmë rregullat për kontaktet shoqërore duke i bërë ato më të kuptueshme dhe të zbatueshme.”

Nëse policia do të shohë në rrugë një grup prej më shumë se 6 personash do të duhet të ndërhyjë për t’i shpërndarë ata./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!