Anglia po përballet me thatësirën më të madhe që nga viti 1976

schedule10:21 - 26 Korrik, 2022

schedule 10:21 - 26 Korrik, 2022

Anglia po përballet me thatësirën më të madhe, me ekspertët të cilët kanë treguar se gjashtë muajt e parë e këtij viti ishin më të thatët që nga viti 1976, sipas mediave të huaja.

Qeveria dhe kompanitë e ujit do të zhvillojnë një takim urgjent për të diskutuar ndalimet dhe kufizimet e mundshme për fermerët. Pjesa më e madhe e Anglisë, përveç veriperëndimit, po përjeton temperaturat më të larta duke shpallur thatësirën më të madhe.

Anglia dhe Uellsi regjistruan 330.9 mm shi nga janari në qershor, më pak që nga vera e vitit 1976, sipas të dhënave të Met Office. Shifrat janë  një rënie e mprehtë nga vitet e mëparshme dhe vjen pas një dimri më të thatë se mesatarja.

Mark McCarthy, një menaxher shkencor në Met Office, tha se regjistroi një sërë muajsh më të thatë se mesatarja në Angli dhe Uells.

Vetëm shkurti ka regjistruar më shumë shi se mesatarja. Ai tha se sistemet e shiut në Atlantik ishin zhvendosur më në veri këtë vit, duke goditur Islandën dhe Skandinavinë, por duke humbur pjesë të mëdha të pjesës tjetër të Europës.

Mot më i ngrohtë dhe i thatë parashikohet për këtë javë. Lumenjtë janë tashmë  në nivelin më të ulët në disa zona, gjë që po ndikon në cilësinë e ujit. Qytetarët janë paralajmëruar, pasi rrezikohen edhe nga kërcënimi i zjarreve.

Temperaturat këtë javë ka të ngjarë të arrijnë kulmin në Anglinë jugore dhe lindore me parashikime prej 25C sot, 22C të mërkurën, 23C të enjten dhe 24C të premten.

Thatësira e 1976 u shkaktua pjesërisht nga ajri shumë i nxehtë që kishte origjinën në Mesdhe.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!