Anglia përgatitet për futboll, zbulohen masat e Premier League

schedule15:18 - 14 Prill, 2020

schedule 15:18 - 14 Prill, 2020

Drejtuesit e futbollit anglez kanë përgatitur një plan për përfundimin e këtij sezoni. Gjendja në ishull është e vështirë, koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzisht, por skuadrat mund të rinisin stërvitjen në muajin maj. Gjithmonë me masa të forta mbrojtëse dhe seance specifike me grupe me nga pak lojtarë.

Lojtarët mund të intesifikojnë stërvitjet e tyre personale duke filluar nga data 4 maj, për të qenë në një gjendje më të mirë fizike në fundin e majit, atëherë kur do të nisin stërvitjet ekipore. Kampionati është parashikuar të nisë në mesin e muajit qershor dhe pritet të mbyllet deri në fund të korrikut.

Plani nuk është akoma zyrtar, por klubet dhe lojtarët janë lajmëruar për të qenë gati, teksa ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve. Futbollistëve nuk do u lejohet të dalin jashtë Mbretërisë së Bashkuar për të kryer pushimet e tyre në kohën qershor-korrik, periudhë që ishte parashikuar si pushim absolut. Të gjithë lojtarët duhet të jenë në dispozicion të klubit brenda 48 orëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!