Kombëtarja U-21 nuk ia ka dalë të marrë pikë në përballjen me Anglinë, pasi kuqezinjtë e Alban Bushit janë mposhtur me shifrat 3-0.
Në fundin e pjesë së parë Anglia kaloi në avantazh falë një goli të Balogun. Në fraksionin e dytë, sërish djemtë e Bushit provuan të ndryshonin diçka, por që në fund rezultati ishte i njëjti pasi u ndëshkuan nga i njëjti autor në minutën e 66-të. Sakaq, britanikët nuk u ndalën dhe në minutën e 77-të ndëshkuan sërish, këtë herë nga Archer. Ndërkohë, një minutë më pas, për ta bërë edhe më të errët mbrëmjen, mendoi Dobra i cili la të tijtë me karton të kuq pasi koleksionoi dy të verdhë.
Pas kësaj disfate, situata për Shqipërinë U21 në Grupin G mbetet e njëjtë me kuqezinjtë që renditen të parafundit me vetëm nëntë pikë pas nëntë ndeshjeve të luajtura (3 fitore dhe 6 humbje). Nga ana tjetër, Anglia kryeson grupin me 22 pikë, ndërsa pjesë e këtij grupi është edhe Kosova, Republika Çeke, Sllovenia dhe Andorra. /f.a/abcnews.al