Anglia ka harruar të fitojë. Mbrëmjen e djeshme nuk ia doli të shkonte më shumë se barazimi 3-3 me Gjermaninë në “Wembley”.
Një barazim që padiskutim nuk është ai që pritej, pasi nga “Tre Luanët” kërkohej fitorja përballë rivalit historik për ta bërë pak më të hidhur rënien në Ligën B, pasi anglezët janë të fundit në grupin e 3 të Ligës A me vetëm 3 pikë.
Anglia tashmë në Nations League arriti të merrte 3 barazime dhe 3 humbje duke e çuar numrin e ndeshjeve pa fitore në 6 dhe kjo është seria më e gjatë që nga viti 1993.
6 – England are winless in their last six games in all competitions (D3 L3), their longest run since April-June 1993 (also six). It’s their longest ever winless run going into a major tournament. Countdown. pic.twitter.com/cVvIHeUIwn
— OptaJoe (@OptaJoe) September 26, 2022
/f.a/abcnews.al