Anglia në qiellin e 7-të pas fitores së madhe në Spanjë

schedule08:42 - 17 Tetor, 2018

schedule 08:42 - 17 Tetor, 2018

Anglia habit gjithë botën me fitoren e arritur në fushën e Spanjës. Mediat dhe tifozët shpresojnë rikthim në lavdinë e dikurshme.

Kishte 31 vjet që asnjë lojtar i Anglisë nuk arrinte të shënonte në tokën spanjolle. I fundit kishte qenë Geri Lineker, me 4 rrjetat në mbrëmjen e tij të madhe në “Santiago Bernabeu”, kur Anglia fitoi 4-2 në 1987. Tashmë, Lineker është i treti lojtar nga fundi që shënoi ndaj Spanjës në Spanjë. Anglia e trajnerit Garet Sauthgejt u ngjit një hap më lart drejt madhështisë, kur pas barazimit në Kroaci, triumfoi 3-2 në Sevilje, në sfidën e tretë të Ligës së Kombeve. Rahim Stërling realizoi dy herë dhe Markush Rashford shënoi një rrjetë tjetër, ndërsa Sauthgejt ia doli me formacionin më të ri titullar të kombëtares angleze që nga viti 1959.

Nuk dihet nëse kjo fitore do të mjaftojë që Anglia të kualifikohet për në raundin e dytë, pasi barazimi në Rijekë ndaj Kroacisë mund ta dënojë, nëse Spanja ia del në vendin e vogël ballkanas.
Gjithsesi, në përballjen direkte, anglezët janë më mirë, por sidomos fituan një plus të madh psikologjik me suksesin e madh ndaj skuadrës që vlerësohet si favorite për Ligën e Kombeve. Trajneri Sauthgejt, heroi i momentit, mbetet në thjeshtësinë e tij. Mediat angleze, me të drejtë e quajtën këtë si fitorja më e madhe e “tre luanëve” që nga suksesi 5-1 në Mynih ndaj Gjermanisë.

“Dhë Tajms”: Kjo ishte po aq e bukur sa 5-1 ndaj Gjermanisë! Anglia mund të marrë frymëzim nga kjo ndeshje!
“Dhë Gardian”: Dygolëshi I Stërlingut frymëzon Anglinë në fitoren tronditëse ndaj Spanjës!
“Deili Meil”: Sensacionali Rahim Stërling udhëheq ekipin, ndërsa skuadra e re e Sauthgejtit arrin një fitore madhështore!
Lojtarët anglezë iu kthyen parullës “futbolli po kthehet në shtëpi”, siç shkruan “Deili Meil”: Liga e Kombeve po kthehet në shtëpi, Kajl Uolker udhëheq festimet pas fitores së madhe!
Ndërkaq, kjo mjaftoi që mediat spanjolle të kritikonin.
“AS”: Ishte penallti! Spanja dhuroi një pjesë loje, ndërsa reagimi I saj mbeti pa shpërblim!
“El Mundo Deportivo”: Katastrofë! Të kuqtë pësojnë 3 gola në 38 minuta nga një Angli e udhëhequr nga një Kejn I madh!
“Sport”: Magji e thyer! Përfundon seria e të kuqve të Luis Enrikes, që nuk ishin në nivelin e ndeshjeve të kaluara!
“Marka”: Kthim në realitet për Spanjën e Luis Enrikes! Sërish dyshime, si pas dështimit në Botëror!
Në një grup të vështirë, me Spanjën e Kroacinë, Anglia e Sauthgejtit po tregon se po bëhet skuadër e madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!